Cili nga kandidatët për komunë të Prishtinës ka më shumë followersa në Instagram?

Në zgjedhjet komunale që do të mbahen në tetor të këtij viti, janë përzgjedhur emrat që do të garojnë në këto zgjedhje.

Kandidatët e komunës së Prishtinës janë mjaftë aktiv në rrjete sociale, duke grumbulluar mijëra fansa.

Indeksonline ka hulumtuar për të shikuar se cili nga kandidatët është më i ndjekuri dhe më me influencë në këtë platformë.

Ai që prin është Daut Haradinaj i cili në llogarinë e tij zyrtare ka 12.5 mijë followers. Kjo vjen si pasojë e aktivitetit të tij në rrjete sociale.

I dyti është Uran Ismaili nga Pdk, i cili në llogarinë e tij numëron 4,284 ndjekës.

I treti është kandidati nga Ldk, Përparim Rama. Ai numëron 3,911 ndjekës në Instagram.

Ndërsa i fundit, renditet Arben Vitia me 2,653 followers. Vitia përfolët të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës nga radhët e VV-së, mirëpo ende nuk ka asgjë zyrtare.