Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës e ka paraqitur programin e qeverisjes që kjo parti e ka për zgjedhjet e 6 tetorit.

“Problemi i parë që është vërejtur në qeverisjen e kaluar ka të bëjë me konceptin e qeverisje. Kemi pasë një qeverisje të madhe me mbi 20 ministri. Kemi pasë një ndërhyrje të rëndë institucionale duke prezantuar për herë të parë Kordinatorët Nacionalë dhe Rajonalë që janë rrezikim i sistemit qeverisës dhe kapje të institucioneve të pavarura ligjore, kushtetuese dhe të tjera”.

“Kjo shtyllë e parë e qeverisjes është baza mbi të cilën do të ndërtohet qeverisja tonë. Elementi i parë i qeverisjes ka të bëjë me qeverisje të vogël që është koncept i qeverive të partive të djathta. Qeverisja e vogël nuk nënkupton përjashtim nga puna të zyrtarëve që punojnë, por do të thotë fuzionim i ministrive dhe institucioneve të panevojshme dhe shkrija e institucioneve fantome të krijuara si Kordinatorët Nacionalë dhe Rajonalë”.

“Shtylla e dytë ka të bëjë me sundimin e rendit dhe ligjit. Problemi kryesor që sot hasim në Kosovë ka të bëjë me sundimin e rendit dhe ligjit, qasjen në drejtësi, gjykimi i lëndëve dhe këtu kemi disa elemente që ne i marrim në konsideratë”.

loading…