Studimi

Cilat janë ilaçet pas së cilave s’duhet të pini alkool?

Nëse aktualisht po merrni ilaçe, është e rëndësishme të dini nëse mund të konsumoni apo jo alkool në mënyrë të sigurtë gjatë përdorimit të tyre.

Kur bëhet fjalë për përzierjen e ilaçeve me alkoolin, ka disa rregulla që duhet t’i përmbaheni gjithmonë, shkruan The Sun.

Propranololi është një medikament që përdoret për të trajtuar dhe ofruar lehtësim simptomash për një sërë problemesh shëndetësore, duke përfshirë ankthin, problemet e zemrës dhe migrenën dhe pas tij nuk duhet të pini alkool.

Këshillohet që të shmangni pirjen e alkoolit kur merrni antibiotikë, veçanërisht nëse nuk ndiheni mirë pasi konsumimi i alkoolit mund të ngadalësojë shpejtësinë e shërimit tuaj.

Ilaçet pa recetë ndaj të ftohtit dhe gripit mund të reagojnë pas pirjes së alkoolit dhe mund të shkaktojnë pagjumësi dhe marramendje.