Çifti Selimi shfaqen me plot stil nga Kalifornia

Çifti i njohur, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi, kanë vendosur që në ditët e para të janarit t’i japin një pushim njëri-tjetrit.
Ata kanë shkuar në Las Vegas të Nevadas, për të shijuar disa ditë të mira larg rutinës së përditshme, shkruan lajmi.net.

E nga atje, nuk mungojnë as imazhet e dyshes të cilët çdo ditë vijnë me poza të reja atraktive dhe mjaft në formë.

Se janë një nga çiftet më me stil të estradës këtë e kanë dëshmuar edhe në bazë të mënyrës se si vishen.

“CaliforniaLove”, ka shkruar Vjollca.

Marina dhe Geti u përfolën se do bëhen prindër por kjo gjë nuk është konfirmuar nga dyshja në fjalë.
https://www.instagram.com/p/Bsfoyk7DTYb/?utm_source=ig_web_button_share_sheet