Çifti i turistëve zviceranë mahniten nga fshati turistik i Dardhës

Të udhëtosh me rulotë nëpër botë është emocionuese, e pikërisht këtë emocion është duke e përjetuar çifti zviceran që takojmë në fshatin turistik të Dardhës.

Robert dhe Kathrin Rohbrach janë duke përshkuar gjithë Shqipërinë me rulotën e tyre, ndërkohë që shprehen se të udhëtosh në këtë mënyrë nuk është shtrenjtë.

“Fillimisht ne kemi qenë në liqenin e Shkodrës, me pas ne Himarë, Ksamil, Gjirokastër, Tiranë dhe tani kemi ardhur në mal, në Dardhë. Për ne nuk është aq shpenzim, varet se çfarë ti bën, në qoftë se jeton në një rulotë, në qoftë se shkon bën pazar në një market të vogël, nuk është aq e shtrenjtë. Po e shijojmë”, thotë turisti zviceran Robert Rohrabch.

Ajo çka u pëlqen më tepër është natyra dhe njerëzit, të cilët sipas çiftit zviceran janë tepër miqësorë dhe të gatshëm për ndihmë.

“Ju keni det, keni male, keni kanione të bukura, lumenj të bukur si p.sh lumi Vjosës. Natyra këtu është kaq unike. Njerëzit janë të mirë e mikpritës. Dje këtu në Dardhë, disa persona na ftuan të pinim një çaj me ta, ishim dy orë me ta, kaluam një kohë të këndshme”, tregon turisti zviceran.

“Unë i pëlqej njerëzit këtu, ata janë shumë miqësore. Natyra është shumë e bukur e për më tepër ne mund të shkojmë kudo me rulotën tonë, edhe ushqimi këtu është i mrekullueshëm. Çfarë duhet më nga jeta”, shprehet turistja Kathrin Rohrabch.

E mesa duket, ky çift do të luajë një rol promovues për vendet turistike shqiptare.