Chiesa pranë kalimit te Juventusi
Federico Chiesa ka zgjedhur Juventusin. Sipas medieve italiane, sulmuesi i Fiorentinës ka arritur të gjejë akordin me bardhezinjtë.
Një kontratë 5-vjeçare dhe 5 milionë euro në sezon. Kështu, kampionët e Italisë, me sa duket, kanë arritur të fitojnë garën me Interin, pasi edhe zikaltërit kishin shfaqur interes për Chiesan. Mendohet se kartoni i sulmuesit do t’i kushtojë Juventusit gati 70 milionë euro.
Federico Chiesa ka marrë një vendim ndoshta pak të vështirë, pasi do t’i duhet shumë punë për të fituar një rol titullari, gjë të cilën tek Interi do ta kishte të garantuar.
Tashmë mbetet për t’u parë nëse kjo marrëveshje do të zyrtarizohet në ditët në vazhdim. Drejtuesit e Juventusit, edhe pse ende nuk e kanë zyrtarizuar pasuesin e Massimiliano Allegrit, në merkato nuk po qëndrojnë duarkryq.
Federico Chiesa është pjesë e Fiorentinës prej viti 2016 dhe në total ai numëron 122 paraqitje, teksa ka arritur të shënojë 22 gola.