Chicago Auto Show shënon edicionin e 111-të (Foto)

Panairi i Çikagos së Shteteve të Bashkuara, nuk është më i rëndësishmi në kalendarin e këtij viti të botës së automobilizmit, por disa prej prodhuesve të mëdhenj, e kanë zgjedhur pikërisht këtë aktivitet për modelet e tyre më të reja.

Në fund të kësaj jave, Chicago Auto Show shënon edicionin e 111-të, duke hapur dyer për të interesuarit, që prej nëntë deri më 18 shkurt, të kenë mundësi t’i shohin disa prej veturave më të reja, transmeton ballkani.info

Derisa organizatorët kanë kryer të gjitha përgatitjet e duhura, prodhuesit kanë konfirmuar pjesëmarrjen, duke dhënë vetëm disa detajet, se me çfarë do të prezantohen.

Nissan

E tëra që dihet sigurt, është se Nissan do ta prezantojë në Chicago Auto Show, modelin e ri të Pathfinder. Rock Creek Edition, i dedikuar terreneve të vështira, është thënë se do to të ketë ndryshime në enterier dhe eksterier, mirëpo nuk janë bërë të ditura detajet. Meqenëse Nissan ka befasuar gjithmonë në panairin e Çikagos, dyshohet se mund ta sjellë modelin e ri të Altima, që është kompletuar edhe me sistemin e lëvizjes nëpër shtigje me borë.


Alfa Romeo

Panairin e Çkagos, Alfa Romeo do ta shfrytëzojë për ta prezantuar 4C Spider, që për herë të parë e ka shfaqur në Geneva Motor Show. E tëra që dihet sigurt, është se vjen me dy ulëse, ndërsa detajet do t’i kuptojmë në fundjavë.


Chevrolet

Kur e prezantoi në fund të dhjetorit Silverado HD, ekspertët e përshkruan si shumë të shëmtuar dhe me linja të ashpra. Mbase për këtë panair, Chevrolet do ta sjellë këtë makinë, me forma më të dëshiruara.


Chrysler