Chelsea lejon largimin e Hazardit

Chelsea është gati ta shesë Eden Hazardin te Real Madridi, gjatë kësaj vere, me gjithë kërcënimin e ndalimit të transferimeve për shkak të “fair-play” financiar.

Edhe vetë ylli belg javë më parë ka bërë të ditur se ka marrë vendimin e tij, të cilin do ta kumtojë pas finales së Ligës së Evropës.

Sipas “Daily Mail”-it, londinezët kërkojnë mbi 100 milionë euro për Hazardin.

28-vjeçari këtë sezon në të gjitha garat për “Blutë e Londrës” ka shënuar 19 gola dhe 16 asistime.