Chelsea interesohet për talentin anglez

Mediat angleze bëjnë me dije se Chelsea mund të nënshkruajë me sulmuesin e Bournemouth, Callum Wilson në merkaton e janarit.

Sipas tyre, ”Blutë” janë të gatshëm të paguajnë 30 milionë paund për sulmuesin 26-vjeçar, i cili për momentin vuan nga një dëmtim.

Wilson shikohet si sulmuesi ideal për të përforcuar repartin e avancuar të ekipit të drejtuar nga Maurizio Sarri.

Sulmuesi i Bournemouthit në këtë sezon ka arritur të shënojë 8 gola në 15 takime, vetëm 2 më pak se Salah i Liverpool që kryeson renditjen.