E pyetur për statusin e saj të dashurisë, Charlize është përgjigjur: “Jam beqare tashmë 10 vjet, por mendoj se duhet lëvizur përpara, pasi të jesh beqare është tronditëse”

Charlize Theron edhe pse mund të duket tronditëse është beqare. Fituesja e çmimit “Oskar” ishte përfolur se është në lidhje me aktorin Brad Pitt, por këto raporte shumë shpejt ishin mohuar. Por tani bukuroshja thotë se ka nevojë të dalë nga tregu i beqareve. E pyetur për statusin e saj të dashurisë, Charlize është përgjigjur: “Jam beqare tashmë 10 vjet, por mendoj se duhet lëvizur përpara, pasi të jesh beqare është tronditëse”.

Lidhja e fundit serioze e Charlize ishte ajo me aktorin Sean Penn. Çifti për herë të parë kishte filluar romancën në vitin 2013, ndërsa ishin fejuar një vit më vonë. Mirëpo në qershor të vitit 2015 ata kishin vendosur të ndahen. Bukuroshja e cila ka dy fëmijë, njërin 7 dhe tjetrin 3 vjeç, vitin e kaluar kishte deklaruar se nuk ka interes që të gjejë partner të ri, pasi fëmijët e saj janë ende të vegjël, por tani pasi vajza është rritur paksa thotë se mund ta ndryshojë mendjen.

“Me fëmijët e vegjël thjesht nuk kisha interes për lidhje dashurie. Doja vetëm të isha 100 për qind e kënaqur si nënë. Por tani disi kam ndryshuar, sidomos pasi tani nuk kam më punë me pelena. Thjesht tani jam shumë e lumtur”, ka deklaruar biondina e bukur. Ajo ka treguar se miqtë e saj duan që t’i caktojnë takime me meshkuj, por ajo thotë se dëshiron që vetë të përkujdeset për këtë.