Ndihmësi i sekretarit amerikane të shtetit për punë evropiane dhe euroaziatike, Wess Mitchell, në letrën me të cilën jep dorëheqje, thotë se është krenar me përpjekjet diplomatike në mbajtjen e unitetit transatlantik rreth sanksioneve të Rusisë, lirimin e peshkopit amerikane Andrew Brendason nga Turqia dhe mbështetjen amerikane për zgjidhjen e kontekstit Greqi-Maqedoni rreth emrit.

Në letrën që e ka parë Reuters, dhe të cilën e transmeton Ballkani.info, Mitchell ka theksuar se ka ndihmuar në ndërtimin e strategjisë evropiane të administratës së Trumpit dhe riorganizimin e zyrës Evropiane në Departamentin e shtetit.

Në këtë letër, çuditrisht, Mitchell nuk e përmend fare as Kosovën dhe as Serbinë, ku disa herë i kishte takuar liderët e të dyja shteteve në përpjekje që të arrijnë marrëveshje përfundimtare.

Ai e kishte vizituar edhe Kosovën, ndërsa njihet si mbështetës i madh i formimit të Ushtrisë së Kosovës.

Në letër, Mitchell arsyen e dorëheqjes e lidh me familjen, duke thënë se dëshiron të jetë afër fëmijëve të tij të vegjël dhe se kjo nuk lidhet me mosmarrëveshjet me presidentin Trump. /Ballkani.info/