Ngjarjet e Ditës

Çfarë pritet të ndodhë sot në Kosovë

​​Ngjarjet e datës 6 dhjetor
Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Oda Ekonomike Amerikane mban tryezë me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, lidhur me faktorët kyç të zhvillimit ekonomik në Kosovë dhe ndikimin e sektorit bankar. (Zyra e Odës Amerikane, ora 10:00)

Jahjaga Foundation organizon tryezën me temë “Pjesëmarrja e grave në qeverisje dhe promovimi i politikave që mbështesin gratë në ekonomi”. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

Organizohet konferenca nga shoqata nacionale e mjedrës “Mjedra e Kosovës”, që synon të avancojë koordinimin midis të gjithë akterëve në sektorin e mjedrës. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

Qendra e Informimit dhe Kulturës së BE-së dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë mbajnë aktivitetin përmbyllës të fushatës “Jepi mundësi gjelbërimit”. (Qendra e Informimit dhe Kulturës së BE-së, ora 10:00)

Organizata Joqeveritare Syri i Vizionit nga Peja, në bashkëpunim me Ministrin e Administrimit dhe Pushtetit Lokal organizojnë konferencë për organizimin dhe funksionimin e këshillave lokal në nivel komune. (“Villa Gërmia”, ora 10:00)

Agjencia e Kosovës për Forenzikë e Ministrisë së Punëve të Brendshme, do të organizojë ceremoni me rastin e 15 vjetorit të themelimit të saj. (Hotel “Emerald”, ora 10:30)

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, do të takohet me kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj. (Objekti i Qeverisë, zyra 806, ora 11:00)

Mbahet takimi i radhës i Task Forcës për pastrimin e Kosovës. (Ish-objekti “Rilindja”, ora 14:00)

Qendra Kosovare për Studime Gjinore mban panelin e diskutimit “Dhuna në kontekstin e të drejtave politike të grave”. (“Tartine Deli”, ora 16:00)