Ngjarjet

Çfarë pritet të ndodhë sot në Kosovë?

Ngjarjet e ditës:

Komuna e Rahovecit do të organizojë panair tre ditor, ku do të ekspozohen vetëm produkte vendore, me moton “100% Rahovec”. Bizneset prodhuese dhe përpunuese pjesëmarrëse në këtë panair, do të prezantojnë vetëm produkte vendore. (Rruga LAB-OIL deri te Bodrumi i Vjetër, Rahovec)

11:00-14:30

Agjenda e ceremonisë komemorative për zyrtarin policor Izet Demaj, e cila mbahet nën patronatin e Policisë së Kosovës:

11:00 – nisja e kortezhit nga fshati Vrellë e Istogut për në varrezat e dëshmorëve në Koshare;

13:30 – arritja e arkivolit në Koshare,

13:30 – 14:00 – homazhe;

14:00 -14:30 – fjalimet;

14:30 – ceremonia e varrimit. (Istog, Koshare)

11:00

Këshilli koordinues i asososacioneve familjare të të zhdukurve të kosovës (KKAFZHK) bën hapjen e ekspozitës për përsonat e zhdukur dhe krimet e luftës mbi popullatën shqiptare në kosovë nga terrori serb gjatë luftës së vitit 1998/1999. (KKAFZHK, Rrustem Statovci”, Prishtinë).

17:00

Nënshkruhet Marrëveshja për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar në mes Kosovës dhe Shqipërisë. Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje do të bëhet nga ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Ekrem Mustafa, dhe ministri i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë, Sandër Lleshaj. (Pikë kalimi kufitar Vërmicë- Morinë)