Ngjarjet

Çfarë pritet të ndodh sot në Kosovë

Ja çfarë do të ndodhë sot në Kosovë.

10:00
Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhje. Në rend dite është kërkesa e 42 deputetëve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për miratimin e Projekt-rezolutës mbi procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla C301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

10:30
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) organizon Kuvendin e 16-të Vjetor. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

11:00
Gjimnazi “Hasan Nahi”, organizon testin fazës së parë te garës e inteligjencës “Eureka”. (Gjimnazi “Hasan Nahi”)

11:00
Autostrada Biennale organizon konferencën vjetore “Revolucioni Jemi Ne” (La Rivoluzione Siamo Noi) në të cilën prezanton “Autostradën Bienale: Libri i Përbashkët”. (Muzeu Arkeologjik në Prizren)

12:00
Fëmijët e lagjeve përreth Parkut te Varrezat e Dëshmorëve në Velani, së bashku me prindërit e tyre, do të protestojnë kundër degradimit të këtij parku. (Te Amfiteatri në park, Velani)

15:00
Ambasada Gjermane dhe “Diakonie Kosova” organizojnë tregun tradicional të Krishtlindjeve. (Oborri i “Diakonie Kosova”, Mitrovicë)

18:00
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) organizon ngjarjen përmbyllëse të vitit. Merr pjesë kryetari i AAK-së, njëherësh kryeministër i Kosovës, Ramush Haradinaj. (Hotel “Emerald”, Prishtinë).