Çfarë pritet të ndodh sot në Kosovë?

Në Kosovë sot do të ketë shumë pak aktivitete.

10:00

Mbahet ceremonia solemne e fillimit të garave të Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik, ku do të garojnë mbi 2 mijë nxënës të shkollave të Kosovës. (Kolegji AAB, Fushë-Kosovë)

10:00

Komuna e Prizrenit organizon Panairin e veshjeve tradicionale. (Sheshi “Shatërvan”, Prizren

17:00 – 23:00

“Golden Eagle” organizon Karnavalin. Do të përformojnë mbi 20 grupe nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Kroacia, Spanja e Meksiko. Fillimisht do të ketë parakalim në qendër të qytetit, për të vazhduar me programin afër Palestrës së Sporteve. (Qendra e Suharekës)

20:00

Komuna e Prishtinës organizon koncert me rastin e 20-vjetori të çlirimit. Performojnë Elina Duni, “Asgjënsikur Dielli”, “Kalascima”, “Les Coureurs de Rempart” etj. (Te Koshat, Parku i Gërmisë)