Çfarë po ndodh, Tayna dhe Rina pajtohen? Bëjnë të njëjtin postim në Instagram

Tayna dhe Rina duket se po japin shenja pajtimi dhe po e lënë të kaluarën pas.

Kështu e lënë të kuptohet vetë vajzat me anë të një lëvizjeje që kanë bërë në Instagram.

Është Rina ajo e cila ka ripostuar një fotografi të Taynas, ku shkruhet se ajo po e lë të kaluarën dhe gjërat negative pas, për t’u fokusuar tek vetja.

Rina madje pak muaj më parë e ftuar tek “Rudina” deklaroi se nuk e quan aspak armike Taynën dhe se diss-et në tekstet e këngëve nuk i ka pasur për të, duke dashur ta përfundojë gjithë ‘dramën’ mes tyre.

loading…