Çfarë po ndodh? Efi ftohet në dhomën e dënimeve

Ka filluar finalja e madhe e BBVA. Efi është ftuar në dhomën e dënimeve, por jo për një dënim, ajo do ta marrë një surprizë.

Me të hapur derën e dënimeve, Efi është përballur me diçka të njohur, pamja e kafenes së prindërve të saj.

Ajo aty ka ndjekur rrëfimin e saj se si vendosi të bëhet pjesë e këtij Big Brother-i.

Ajo ka treguar vështirësitë e prindërve të saj, dhe se si lokali i kafenesë së tyre u detyrua të mbyllet. Ajo tutje ka shtuar se është krenare që tashmë mundet tu japë krahë dhe t’i ndihmojë në të ardhmen familjes së saj.

Ndërkohë që një kafe në lokal asaj ia ka bërë babai, dhe ajo u pa shume e lumtur e me buzëqeshje.

“Më ke bërë krenar”, ishin fjalët e babait të Efit.