Çfarë ndodh gjatë orgazmës dhe arsyet pse duhet provuar

Kënaqësia seksuale është një pjesë e rëndësishme e mirëqënies emocionale dhe fizike.

Dihet që ndikon në përmirësimin e gjumit, uljen e stresit, përmirësimin e fizikut etj. Edhe se nuk është gjëja kryesore në botën e kënaqësisë, orgazma është një eksperiencë eksituese, një ndjenjë pushtuese që duhet provuar.

Çfarë është një orgazëm ?
Orgazma është pika kulmore e kënaqësisë seksuale që ndodh pikërisht gjatë aktivitetit seksual. Shpesh i referohemi orgazmës me terma të tjerë si “ jam duke ardhur” ose “ klimaksi”. Të gjithë ne mund të përjetojmë orgazëm pavarësisht gjinisë.

Çfarë ndodh gjatë një orgazme ?
Gjatë një orgazme, zemra rreh më shumë, frymëmarrja dhe qarkullimi i gjakut rriten. Tensoni seksual çlirohet nëpërmjet kontaktimit të muskujve gjenitalë. Nëse stimulohet vazhdimisht trupi femëror mund të eksperimentojë një orgazëm të shumëfishtë.

Një numër shumë i vogë i femrash ( 1 në 10) mund të derdhë lëng gjatë orgazmës. Ndërkohë te meshkujt, sperma del gjithmonë nga penisi. Mbas kësaj penisi dhe testikujt rikthehen në madhësinë normale dhe ai individ mund të mos përjetojë një orgazëm tjetër, për të paktën disa minuta dhe maksimumi deri të nesërmen.

Është e mundur që të përjetohen orgazma gjenitale dhe jo gjenitale pra me penetrim ose pa penetrim, dhe për disa individë të cilët kanë dëme të shpinës kurrizore. Disa njerëz nga ana tjetër kanë vështirësi të kenë orgazëm gjatë një penetrimi duke e pasur më të lehtë që të kenë një eskperiencë të tillë nëpërmjet masturbimit. Disa të tjerë kanë problem që të kenë orgazëm në përgjithësi.

Mungesa e përjetimit të orgazmës mund të shkaktohen nga disa faktorë : vështirësi në relaksim, mungesë stimulimi, depresion, eksprienca seksuale traumatike në të kaluarën. Ki parasysh, gruas i duhet më shumë kohë që të përjetojë një orgazëm ( 20 deri ne 40 minuta) dhe faktkeqësisht ende ekziston miti që seksi mbaron kur “mbaron” dhe burri.

Jeta seksuale duhet të jetë e larmishme. Duhet të rritet paraloja, të ketë stimulim të klitorisit, seks oral, përdorim të lodrave seksuale etj etj . Masturbimi mund të ndihmojë të kuptosh se çfarë ke qejf në mënyrë që të ja komunikosh partnerit gjatë seksit.

Mos ki turp apo frikë të flasësh në mënyrë që të kesh atë që të stimulon. Nëse je i shqetësuar rreth pamundësisë për të përjetuar orgazëm atehërë vizito një doktor të fushës, ai do të kë shillojë se çfarë të bësh ose mundohu të filtrosh dhe të lexosh në internet ose na shkruaj, transmeton tabu.al. Mos harro nuk je vetëm.

E rëndësishme është që të kënaqemi duke bërë seks. Intimiteti mund të sjellë kënaqësi si orgazma, por për disa njerëz, puthja, dushi, masazhet janë shumë më të rëndësishme se sa një orgazëm.

Përfundimi ? Të kesh orgazëm apo mos të kesh orgazëm, të jesh kurioz për të janë gjëra shumë normale dhe të shëndetshme për sa kohë ndihesh mirë më vetën dhe në lëkurën tënde. Këshilla e Tabu është që të relaksohesh dhe të bësh qejf. E fundit fare, mos gënje sepse kjo s’ka ndihmuar kurrë askënd. Seksi i mirë është një rrugë tim jo destinacion.