Çfarë moti do të jetë në javën e parë të nëntorit

Prishtina Weather ka treguar parashikimin e motit për javën e parë të muajit nëntor.

Mot më i butë në javën e parë të nëntorit, kryesisht me vranësira, herë herë me mundësi edhe për reshje të dobëta shiu.

1.11.2020 – Javën e parë të nëntorit vendi ynë mbetet nën dominimin e fushave anticiklonike që shtrihen përgjatë Mesdheut, ndërsa masa të ngrohta ajrore sjellin mot më të butë dhe rritje të temperaturave mbi vlera mesatare.

Pritet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell, me mundësi edhe për reshje të dobëta shiu, mbrëmjen e së martës dhe nga dita e enjte. Prej ditës së enjte dhe premte depërtimi i masave më të freskëta ajrore nga verilindja e kontinentit, do të zbres temperaturat lehtë nën vlera mesatare.

Indeksi i cilësisë së ajrit ditëve të shkuara zbriti edhe në vlera të mira, e ditëve të para të javës në vijim do të luhatet përreth vlerave mesatare, por kohëpaskohe do të përkeqësohet edhe në vlera të pashëndetshme.

2.11 – Mot i butë. Në mëngjes përgjatë ultësirave mundësi për mjegull/mjegullinë. Ditën kryesisht me vranësira. Orëve të mbrëmjes me mundësi për reshje të dobëta shiu.

3.11 – Herët në mëngjes mundësi për reshje të dobëta shiu. Ditën mot i butë, kryesisht me vranësira.

4.11 – Në mëngjes pjesërisht vranët, në ultësira mundësi për mjegull. Ditën mot i butë, vranësirat do të shtohen.

5.11 – Kryesisht vranët, kohëpaskohe me mundësi për reshje të dobëta lokale shiu.

6.11 – Kryesisht me vranësira, me mundësi për riga lokale shiu.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 5C deri 10C, e ato maksimale nga 17C deri 19C, e prej së enjtes zbresin në 14C.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare, të hënën nga jugperëndimi 1-7m/s, e ditëve tjera nga krahu verior 1-6m/s.

Shtypja atmosferike mbet mbi vlera normale, me tendencë të rritjes.