Çfarë e shkaktoi plagosjen në Tophane?

Një zënkë në komunikacion dyshohet se kishte çuar në plagosjen që ndodhi në mbrëmje në Tophane, kanë thënë burime brenda Policisë për KTV-në.

KTV merr vesh se i plagosuri është K.L.. Ai është plagosur në këmbë. Policia ka identifikuar një të dyshuar për rastin, V.G., të cilit i është vënë në ndjekje.

Mësohet se të shtënat kishin ardhur nga një motoçikletë.

loading…