Çfarë do të thotë për Kosovën ngritja e Grenllit në detyrë?

Presidenti amerikan, Donald Trump ka vendosur që ambasadorin e SHBA-ve në Gjermani, Richard Grenell t’i jap përgjegjësi të re duke e emëruar drejtor në detyrë të Agjencisë së Inteligjencës Amerikane. Ky vendim në SHBA po shihet me skepticizëm, por nga Kosova kanë shkuar shumë urime për Grenellin.

Grenell është i dërguar special i Donald Trump-it për arritjen e marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë që synim kanë normalizimin e marrëdhenieve përmes një pajtimi përfundimtar.

Grenell ka pasur takime me liderët e Kosovës, madje herë pas here përmes rrjetit social “Twitter”, ai ka reaguar ndaj deklaratave të politikanëve të Kosovës.

Nën iniciativën e tij Kosova arriti dy marrëveshje me Serbinë; marrëveshjen për linjën ajrore Prishtinë-Beograd dhe marrëveshjen për hekudhura dhe autostrada të nënshkruara nga përfaqësues të Kosovës dhe Serbisë.

Çfarë do të thotë emërimi i Grenllit në pozitën e drejtorit të inteligjencës amerikane?

Ballkani.info ka kontaktuar me analistin politik, Faik Krasniqi i cili tha në shtetet e mëdha si SHBA nuk kanë rëndësi individët pasi të gjithë veprojnë me direktiva.

“Politika amerikane nuk bazohet në veprimet e një individi. Në Amerikë individi është vetëm një individ. Kurse Amerika është më e madhe se çdo individ. Ambasadori amerikan është vetëm nje ambasador që përfaqeson interesat e shtetit të tij, me direktivat e Shtepisë së Bardhë. Nëse ne mendojmë që veprimet e tij janë vec me kokën e tij gabohemi rendë. Edhe nënshkrimet e fundit me Serbinë për hekurudha, autostraden dhe hapësiren ajrore, kanë qenë me direktiva të Shtepisë së Bardhë. Për Kosovën nuk ka asnjë rëndesi se ambasadori Grenell është emëruar drejtor i agjensisë së intelegjences kombetare. Varet se cfare plani ka SHBA për Kosovën. Mbi të gjitha është interesi amerikan. Nese është interesi amerikan që të ketë shkembim territori, atehere edhe një gjë e tillë do të ndodh. Nese nuk eshte plani i tyre dhe interesi amerikan, ateherë një gje e tillë nuk do te ndodh kurrë”, tha Krasniqi.

Ai mendon që Grenell ka pasur qasje arrogante po se kjo ka pak rëndësi. Emrat e diplomatëve amerikanë kanë fare pak rëndësi, rëndësi ka politika amerikane ndaj Kosovës.

“. Ne mund të flasim vetëm me hamendje dhe thashetheme, por s’mund kurre ta dimë se cfare plane ka Amerika. Prandaj s’ben te bazohemi në veprimet e individit, në  kete rast te ambasadorit Grenell. Sjelljet e tij kane qenë arrogante, por ai nuk eshte person që vepron ne koken e tij, sepse ne shtetet e fuqishme individet s’mund te bëjnë diçka që është në kundershtim me interesat e atij shteti. Grenell ka pasur perplasje edhe me kancelaren Merkel. Njihet per sjelljet e tij grindavece. Ai do të zevendesohet me një ambasador tjetër. Edhe ambasadori tjeter ose i emeruari special për bisedimet Kosove-Serbi do te veprojë sipas rekomandimeve të shtetit amerikan. Si njeri mund te jetë i butë, por edhe ai përfaqeson Amerikën. Keshtu qe për neve nuk ka aspak rëndesi emri i perfaqesuesit”, ka përfunduar Krasniqi.

Richard Grenell ka pasur përplasje edhe me Bashkimin Europian veçanti me Gjermaninë ku ishte ambasador i SHBA-së në këtë shtet. /Ballkani.info/