Ngjarjet e ditës

Çfarë do të ndodhë sot në Kosovë?

Ngjarjet e datës 19 tetor

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës (Ndërtesa e Qeverisë, ora 09:00)

Këshilli Rinor Kosovar (KYC), organizon kuvendin e 11-të zgjedhor me titull “Cilësia e mësimdhënësve si dhe cilësia e arsimit” (Hotel Sirius, ora 09:00)

Organizohet aksion pastrimi në Fushë Kosovë, në lagjen me shumicë rome.(Lagja “028” në Fushë Kosovë, ora 10:00)

Mblidhet Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

Organizohet debat publik për draft statutin e e teatrit professional “Adriana Abdullahu” (Salla e Kuvendit Komunal, Ferizaj, ora 10:00)

Oda e Mjekëve organizon konferencën e tretë ndërkombëtare të bioetikës (pallati i Qeverisë, ndërtesa ish-Rilindja, ora 10:00)

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri së bashku me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, marrin pjesë në tryezën e diskutimit në kuadër të kampanjës ‘’Drejtësia dhe Biznesi‘’ (Ndërtesa e OEK-ut, ora 10:00)

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), organizon tryezën “Parandalimi dhe luftimi i krimeve në zgjedhje: Procedurat Standarde të Veprimit përgjigja e duhur për krimet para, gjatë dhe pas ditës së votimit” (Hotel Sirius, ora 10:00)

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), mban konferencën për media lidhur me funksionimin e punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës (Zyrat e KDI-së, ora 10:00)

Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit me temë “E kaluara, e tashmja dhe e ardhmja: Dialogu Kosove-Serbi dhe mesimet që lidershipi i Kosovës duhet të përseris” (Hotelin Sëiss Diamond, ora 10:30)

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Shoqatën e Gazetarëve dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile të Luginës së Preshevës. (Kabineti i Presidentit, ora 11:00)

Mblidhet Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

Organizohet Kongresi i parë Ndërkombëtar I Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës (Hotel Emerald, ora 12:00)

Hapja zyrtare e fushatës UN Gift Box, për nder të Ditës Evropiane kundër trafikimit me njerëz (Sheshi Shatërzan, Prizren, ora 12:00)

Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune në Ministrinë e Punëve të Brendshme (Ndërtesa e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ora 13:00)

Mbahet ceremonia e hapjes së ekspozitës “Aga Khan Award for Architecture” (Hapësirat e Muzeut të Kosovës, ora 14:00)

Mbahet ceremonia e hapjes së edicionit të parë të Festivalit Ballkanik të pjekjes dhe promovimit të rakisë, ‘Rakia Fest’. (Hapësirat e Etnokompleksit të fshatit Kukaj, Komuna e Prishtinës, ora 15:00)

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, pret në takim Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu (Ndërtesa e Ministrisë se Punëve të Jashtme, ora 17:15, konferencë për media, ora 17:55)

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu. (Kabineti i Presidentit, ora 18:30).