Kosova

Çfarë do të ndodhë sot në Kosovë?

Ngjarjet e datës 13 tetor

Mbahet konferencë ndërkombëtare “Profesionisti Shëndetësorë, Pacienti dhe të Drejtat e Tyre”. (Hotel Prishtina International në Veternik – Prishtinë, ora 09:00)

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës dhe Qendra Kulturore e Pejës organizojnë akademi letrare për poetin, kritikun, shkencëtarin e pedagogun Muhamed Kërveshi. (Salla e Kuvendit komunal të Pejës, ora 12:00)

Teatri ‘Dodona’ shfaq “Qeni që nuk dinte të lehë” me autor Gjani Rodari. (Teatri “Dodona”, ora 12:00)

Mbahet edicioni i dytë i garës komunale të gjuhës angleze Engvid. (Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, ora 13:00)

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mban takim me strukturat e Nismës në Prizren. (Hotel “Theranda”, Prizren, ora 15:00)

Artistja turke Gaye Su Akyol performon në koncert te Lumbardhi. (Prizren, ora 21:00)