Ngjarjet e Ditës

Çfarë do të ndodhë sot në Kosovë?

Ngjarjet e datës 27 dhjetor

Kryetari i Shoqatës së Naftarëve, Fadil Berjani dhe perfaqësues të tjerë të kësaj shoqate, mbajnë konferencë lidhur me akualitetin rreth çmimeve të naftës. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

Mbahet takimi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur. (Ndërtesa e Qeverisë, P-37, ora 10:00)

Mbahet takimi i Ekipit Negociator me ambasadorët e Quenitit. (Kuvendi i Kosovës, Salla C 301, ora 10:00)

Mbahet takimi i Komisionit për Zhvillim Ekonomik. (Kuvendi i Kosovës, salla N 303, ora 10:00)

Një grup shokësh nga Kosova e diaspora dorëzojnë disa dhurata për fëmijët që janë në repartin Hemato-Onkologjik të Pediatrisë. (Ora 10:00)

Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit ku do të publikohet raporti “Miliona për Cent” nga monitorimi i procesit të prokurimit në Agjencinë Qendrore të Prokurimit. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

Policia e Kosovës organizon përurimin e stacionit policor në Shtime. (Stacioni policor në Shtime, ora 10:00)

Drejtoria Rajonale e Policisë Kosovës në Pejë organizon konferencë. (Drejtoria Rajonale e Policisë Kosovës në Pejë, ora 11:00)

Ministri i Financave, Bedri Hamza mban konferencën e fundvitit. (Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, ora 11:00)

Mbahet tryeza “Kontraceptivët në shëndetin riprodhues”. (Hotel “Sirius”, ora 11:00)
Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj mban konferencën e fundvitit. (Hapësira e MIN, salla numër 303, ora 11:00)

“Jahjaga Foundation” dhe Oda e Avokatëve të Kosovës, nënshkruajnë marrëveshje të bashkëpunimit me qëllimi të sigurojë mbrojtje falas për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. (Hotel “Sirius”, ora 11:00)

Me rastin e premierës së shfaqjes “Bretkosa”, në regji të Burbuqe Berishës, mbahet konferenca për medie. (Hapësirat e skenës kamertale të Teatrit AAB, ora 11:00)

Universiteti “Haxhi Zeka“ në kuadër të projektit “Iniciativa Urbane Bujqësore e Ballkanit Perëndimor” – Bugi, organizon ditën e informimit. (Fakulteti i Agrobiznesit, ora 11:00)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do ta mbajë konferencën e fundvitit. (Kabineti i Presidenti, ora 12:00)

Kolegji “Biznesi” organizon përurimi i veprave për festat e fundvitit. (Biblioteka Kombëtare të Kosovës, ora 12:00)

Oda e Afarizmit të Kosovës së bashku me bizneset e sektorit të bukëpjekësve, organizon konferencë për media në lidhje me problemet me të cilat ky sektor po përballet dhe peticionin e realizuar për ta. (Zyrat e OAK-së, ora 13:00)

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica mban konferencën përmbyllëse të vitit. (Hotel “Siruis”, ora 13:00)

Mbahen ceremonia e pranim-dorëzimit te Impiantit për pastrimin e ujërave të zeza ne fshatin Skivjan të Gjakovës. (Ora 13:00)

Këshilli Konsultativ për Komunitete pranë Zyrës së Presidentit të Kosovës, mban takim. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 14:00)

Mbahen konferencë, ku do të prezantohet programi i Koncertit të Ansamblit Muzikor të Komunës së Gjakovës. (Pallati i Kulturës “Asim Vokshi”, ora 14:00)

Hapet ekspozita “Lirinë e gjeta këtu”, kushtuar heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. (Shtëpia e Kulturës në Rahovec, ora 15:00)

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, do të mbajë konferencën e fundvitit. (MASHT, ora 16:00)