Ngjarjet

Çfarë do të ndodhë sot në Kosovë?

Ngjarjet e datës 26 dhjetor

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës organizon grevë 24 orëshe në të gjitha institucionet shëndetësore te vendit. (Institucionet shëndetësore, ora 07:00)

Kryeparlamentari Kadri Veseli, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, Ekipi Negociator, si dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare marrin pjesë në takimin koordinues për dialogun Kosovë-Serbi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 10:00)

Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Mbahet konferenca e fundvitit për media e Këshillit Prokurorial të Kosovës, konkretisht të Kryesuesit të KPK-së, Blerim Isufaj. (Objekti i Prokurorit të Shtetit, ora 10:00)
Mbahet seanca e Kuvendit Komunal te Gjilanit. (Ndërtesa e Komunës së Gjilanit, ora 10:00)

Oda e Mjekve të Kosovës (OMK) do të mbajë konferencë. Zyra e OMK-së (ndërtesa e Institutit A, QKUK, kati-III), ora 11:00)

Shpërndahen dhurata për fëmijët e qytetit e Gjilanit, veçanërisht atyre me nevoja të veçanta. (Universiteti “Kadri Zeka”, ora 11:00)

SBASHK-u do të mbajë konferncë. (Salla e takimeve në Qendrën e Studentëve, ora 12:00)

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në zbulimin e emërtimit të rrugës me emrin e dëshmorit Asllan Gashi, i vrarë në vitet e 80-ta në ish-armatën jugosllave. (Komuna e Suharekës, ora 15:00)

Kryeministri Ramush Haradinaj tregun e gjelbër dhe kanalin e Dubiçakut i rregulluar nga komuna e Suharekës. (Suharekë, ora 15:20) Promovohet libri “The city is everywhere”, që është produkt i Pavijonit të Republikës së Kosovës në Bienalen e Venedikut për vitin 2018. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 18:00)

Alter Habitus bën promovimin e përmbledhjes me poezi “Letërsia Lëvizëse” si dhe promovimin e vëllimit të parë të “Feminizmat në Kosovë”. (Qendra Multimedia, Prishtinë ora 19:00)