Çfarë do të ndodhë sot në Kosovë?

Ngjarjet e datës 29 nëntor
Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Konventën e Parë të Prodhuesve Vendor. (Hotel “Emerald”, ora 09:00)

Ambasada Franceze në Kosovë dhe Balkan Green Foundation organizojnë konferencën mbi ndotjen e ajrit dhe planifikimin urban. (Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, ora 9:00)

Ministria e Drejtësisë organizon kampanjen informuese “Ndikimi i një Kodi Civil modern në rendin ligjor në Kosovë, bashkëpunimin ligjor dhe gjyqësor në çështjet civile”. (Hotel “Sirius”, ora 09:45) I

nstituti Demokraci për Zhvillim bën lansimin analizës “Konsolidimi i shtetit: Rishikimi i dekadës së parë të Kosovës si shtet”. (Hotel “Sirius”, ora 09:30)

Libor Chlad, nënkryetari i Seksionit të Bashkëpunimit në Zyrën e BE-së, Mahir Yagcılar, ministri i Administratës Publike dhe Blerta Thaçi, do të diskutojnë qasjen, integritetin dhe transparencën e institucioneve publike në Kosovë. (Qendra e Informacionit e Bashkimit Evropian, ora 10:00)

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës së bashku me Misionin e OSBE-së organizojnë punëtorinë “Roli i medieve në raportimin e dhunës në familje”. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj, ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, marrin pjesë në inaugurimin e Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë. (Objekti i Laboratorëve të Fakultetit Teknik, ora 10:00)

Instituti për dialog dhe Mosdiskriminim (IDND) mban tryezën që organizohet në kuadër të javës së fëmijëve. (“Vila Gërmia”, ora 10:00)

Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim trajnerin e xhudos Driton Kuka dhe ekipin e xhudistëve. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:30, vetëm pamje)

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi bashkë me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin dhe kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademin, do të bëjë përurimin e Stadiumit ndihmës të futbollit në Skenderaj. (Stadiumi në Skenderaj, ora 15:00)

Kosovo 2.0 organizon edicionin e radhës së Volume UP me Matthew Caruana Galizia, gazetarin dhe inxhinierin e programeve kompjuterike. (Hapësira e K2.0, ora 18:00)