Çepurin: Para Vuçiqit – mbishkrimi “Serbi”, përpara Thaçit, vetëm Thaçi

Ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandar Çepurin, ka thënë se në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën ishte shkruar “Serbia” në tavolinën para presidentit serb, Alkesandar Vuçiq, ndërsa, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kishte një tabelë para vetëm me emrin e tij.

Çepurin shkroi në Twitter se ky ishte prezantimi i duhur i folësit.

Mbrëmë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së është zhvilluar debati në mes të kreut të shtetit kosovar, Hashim Thaçi dhe atij serb, Aleksandar Vuçiq rreth krjimit të Ushtrisë së Kosovës.

Atje, numri një i Kosovës tha se vendimi për Ushtrinë ishte i natyrshëm dhe se në Kosovë nuk ka ndodhur asgjë e jashtëzakonshme.

Kujtojmë se të premten Kosova miratoi pakon e ligjeve që e transformojnë FSK-në në Ushtri.