Cardi B kërkon divorcin pas tre viteve martesë

Reperja amerikane Cardi B ka bërë një këkresë për tu divorcuar nga bashkëshorti i saj Offset (Belcalis Almanzar). Çifti prej tre vitesh janë të martuar, dhe dasmën e 2017-ës e mbajtën larg vëmendjes së mediave. Ata kanë një fëmijë së bashku, vajzën Culture.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur por sipas burimeve për TMZ, çifti po ndahet me mirëbesim dhe se martesa e tyre është prishur më mënyrë të pakthyeshme: Nuk ka asnjë perspektivë për pajtim, shkruan TMZ.

Këngëtarja ka kërkuar që të marrë ajo kujdestarinë e vajzës, por nuk dihet nëse Offset është dakord me këtë. Vetë dy këngëtarët nuk kanë folur për lajmin e divorcit, por duket se Cardi B nuk e ka falur për një ngjarje të vitit 2018 kur reperi amerikan pranoi se e kishte tradhtuar. Ai i kërkoi falje dhe këngëtarja vendosi ti japë dhe një shans.

Në një intervistë të sinqertë për Vogue Cardi B tha:

‘Kur unë dhe burri im patëm problemet tona, ju e dini, ai më tradhtoi, por unë vendosa të qëndroj me të dhe ti jap një mundësi. Shumë njerëz u zemëruan me mua dhe shumë gra më thanë se ishin zhgënjyer nga vendimi im. Por kjo është jeta, ky është realiteti, nëse e do dikë dhe ndahesh, futesh në një gjendje depresive dhe jo të gjithë arrijnë ta kapërcejnë këtë situtatë’.