E ka paralajmëruar tash e sa ditë.
E sot, reperi Capital T ka lansuar këngën e re, të titulluar “Hookah”.
Me muzikë të Rzon, e me tekst të vet reperit, kënga u finalizua edhe me një klip shumë interesant.
“Hookah” është projekti i i pestë i Capos brenda këtij viti, dhe paramendojeni, jemi vetëm në muajin prill!







