Caktohet masa e paraburgimit ndaj babait të Albert Krasniqit

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, më 27 janar 2021, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar për 48 orë personin me inicialet S.K., dhe ndaj të njëjtit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në drejtim të veprave penale “Vrasja e rëndë”, nga neni 173 të KPRK-së dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Personi i lartcekur, dyshohet se më 27 janar 2021, rreth orës 17:00, me armë zjarri ka privuar nga jeta personin me inicialet A.K., (djalin e tij), në garazhin e objektit banesor të tyre, nga motive të panjohura deri më tani.

I dyshuari, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh, ndërsa, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë, për obdukim.

Prokurori i Shtetit, në koordinim me Policinë e Kosovës, janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast.​