Cakaj: Prekazi, zemra e shqiptarisë

Ministri i Jashtëm shqiptar Genc Cakaj ka qëndruar sot në Prekaz.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postim në “Facebook”.

“28 Nëntor, Prekaz, Drenicë, Zemra e Shqiptarisë”, ka shkruar ai.

Sot shënohen tri ngjarje të rëndësishme: Dita e Flamurit, datëlindja e legjendarit Adem Jashari dhe dalja për herë të parë publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).