Bytyqi në Tophane: Ne e kemi përnjëmend bërjen e shtetit

Ministri i Arsimit në detyrë dhe kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Shyqiri Bytyqi, ka vazhduar edhe sot takimet me qytetarët.

Ai u takua me banorët e lagjes Tophane në Prishtinë.

Bytyqi deklaroi se koalicioni AAK-PSD e ka përnjëmend zhvillimin dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës.

Ministri foli edhe per programin e koalicionit për të cilin tha se është më i miri dhe i vetmi i cili mumd ta ndryshojë cilësinë e arsimit në Kosovë.

Para banorëve të Tophanes, Bytyqi tha se ne nuk duhet të rrimë duarkryq para problemeve që i ka shteti i Kosovës, duke shtuar se arsimi në Kosovë ka nevojë për programe të reja të cilat do të garantonin vende të sigurta për punë.

Ndër të tjera Bytyqi i është përgjigjur edhe pyetjeve të shumta se pse ai ka vendosur që të hyjë në PSD duke thënë: “Nuk është me rëndësi pse unë me PSD-në pasi kjo është pyetja që po më bëhet zakonisht.E para unë kam qenë ministër dhe gjithmonë i kemi pasë deputetët përballë dhe sa herë që kanë dalë deputetët e PSD-së për të folur unë gjithmonë i kam dëgjuar pasi këta dinë të flasin”.

“AAK-PSD është kombinimi më i mirë që mund të bëjmë gjëra të mira së bashku për Kosovën pasi ne e kemi përnjëmend me e bo Kosovën 100 % shtet”.

“Si qeveri shumë gjëra mund t’i ndryshojmë dhe ne si koalicion fitues nuk kemi vetëm fjalë por u kemi ofruar qytetarëve programin se çfarë do të bëjmë dhe nuk kemi ardhë për të bërë premtime të kota”.

“Ky program është përgjegjësia që ne do të marrim për qytetarët e Kosovës”.

“Në secilën fushë kemi ekspertë, kur kam qenë pjesë në ministrinë e arsimit kemi punuar bashkë që të kemi një program që vërtetë do ta ndryshojë sistemin e arsimit në Kosovë.