Bytyqi e viziton shkollën “Model”: Mësimdhënësit janë prioriteti ynë

Ministri i Arsimit në detyrë dhe kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Shyqiri Bytyqi e ka vizituar sot shkollën “Model” në Prishtinë.

Ai ka thënë që kjo shkollë ashtu siç e ka emrin është model për shkollat tjera të Kosovës.

“Kjo shkollë është model për të gjitha tjetrat e cila është shembull dhe ju përgëzoj për punën që jeni duke u bërë. Pothuaj shumicën e gjërave i keni në zbatim me kurrikulë ju keni ecur shumë mirë; trajnimi i mësimdhënësve ka qenë i mirë dhe nuk i keni ato vështirësitë që sot i kanë të gjitha shkollat tjera”.

“Ne do të vazhdojmë të kemi trajnime efikase që të identifikojmë cka është e nevojshme për mësimdhënësit. Kemi problem me mjetet konkretizuese dhe mungesë të ideve konkrete për të ardhmen”.

Ministri ka theksuar se koalicioni AAK-PSD ka për qëllim që të hap një mundësi ku të gjithë mësimdhënësit të kontribuojnë me idetë e tyre dhe pastaj me komision profesional të analizohen idetë më të mira.

“Ideja është që ta bëjmë sa më të lehtë dhe më të zbatueshme kurrikulat në të gjitha shkollat jo vetëm këtu pasi është një praktikë e mirë që duhet marrur model. Kurrikulën duhet ta bëjmë sa më konkret”.

“Ne si ministri planifikojmë në të ardhmen që të hapim një mundësi të kontributit të mësimdhënësve, por rolin kryesor duhet ta kena ata pasi ata e dinë se cka mungon. Punimet më të mira, të ketë gradime dhe matia e performancës së mësimdhënësve që t’i ngrisim në karrierë”.

“Ne jemi zotuar që çdo gradim të ketë të ardhura shtesë e jo vetëm të ardhura bazike për mësimdhënësit”.