Buta së shpejti publikon bashkëpunimin e radhës

Buta po vjen në duet me një artist të njohur shqiptar.
Buta kësaj radhe ka bashkuar forcat me Skerdin për këngën e re, e këtë e ka bërë të ditur ky i fundit.

Përmes një postimi në Instagram, Skerdi bëri të ditur se së shpejti publikohet bashkëpunimi me Butën.

“Sa jane duke e pritur bashkepunimim me @bashbuta” ka shkruar ai.

Për ndryshe, Skerdi Ago këto ditë publikoi këngën “Djalë dukat”, në duet me Lumi B, këngë kjo që po pëlqehet nga fansat e dyshes.