Buta publikon këngën e re “Edi Rama”

Reperi i njohur shqiptar, Buta, ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor.

“Edi Rama” mban titullin kënga e tij e re, që në fokus ka kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.

Muzika është punuar nga Klajdi Hoxhaj, teksa për vargjet e tekstit është kujdesur vet reperi.

Kënga është publikuar në kanalin YouTube edhe me klip, në sekuencat e të cilit shfaqen disa nga fjalimet e Edi Ramës.

Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit Sekuencë Studio.

Buta përndryshe njihet si reper i teksteve kontroverse, ndaj duket se edhe kënga e re ka një tematikë të tillë ndryshe.