Buta për cenzurimin e muzikës: Muzika ime nuk është për ta dëgjuar në shtëpi me nënën

Buta i ka hyrë debatit mbi censurimin dhe ndalimin e transmetimit të këngëve me përmbajtje të disa fjalëve që përçojnë mesazhe negative.

Në debatin që po zhvillohet këto ditë të fundit mes artistëve dhe disa politikanëve, është përfshirë edhe Buta.

Artisti i njohur për muzikën ‘trap’ dhe për tekstet e tij shumë ekspilicite, ka reaguar pasi një emision ka përdoru këngën e tij ‘Hashish Thaçi’ si promo të debatit që do të zhvillonin.

Megjithatë, Buta në reagimin e tij ka thënë ndër të tjera se hip-hopi është muzikë e rrugës, ndërsa ai nuk ka nevojë të ndalojë së përdoruri këto fjalë pasi këngët e tij edhe ashtu nuk i transmeton në televizione.

Më tej, Buta shton: “Vec deshta me i than dy fjale per kete pune. Hip Hopi eshte muzike e rruges edhe eshte per rruge. Subzhanri i Hip Hop-it qe e boj un thirret Lifestyle Rap edhe ka t’boj me senet qe i kaloj une n’jeten tem personale; eshte veq ni ditar muzikor. Per mu aprovoni cfaredush ligji se une as qe du e as qe kom kerku najher muzika jem me dal n’televizor se eshte muzike e rruges jo me ngu me nanen te shpija. Sa i perket drogav edhe seksizmit un nuk e promovoj asnjanen pa marr parasysh qysh muni ose doni me interpretu ju. E nese ka met te ju mu gjyku a jom artist a jo veq pse s’knoj “tEmA sOcIAlE” ather une sot e la muziken. Artist eshte dikush qe reflekton kohen e vet pa marr parasysh a eshte e mire a e keqe. Edhe mos harroni qe t’njejtat ligje qe muni me i perdor me cenzuru dikon, mujne me u perdor me ju cenzuru juve”.