Një burrë ka raportuar se tre persona të panjohur ia kanë grabitur një varëse në qafë, një telefon dhe kuletën me dokumente personale.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur mesnatën e 2 marsit.

“GRABITJE- Prishtinë / 02.03.2024 – 01:50. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se tre persona të pa njohur me forcë i kanë grabitur një zinxhir të qafës, një telefon dhe kuletën me dokumente personale. Ankuesi ka pranuar tretman mjekësor në QKUK.”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë rasti është duke u hetuar.

VIDEO BONUS: Marrëveshjet ndërkombëtare, Kusari-Lila: Jemi në koordinim me opozitën për votim