Burri sulmohet nga banda e majmunëve (VIDEO)

Një burrë është sulmuar nga një grup majmunësh në rrugë. Ngjarja ka ndodhur në Indinë Veriore.

Ai po kthehej në shtëpi kur majmunët iu vërsulen, duke e hedhur në tokë.

Pamjet tregojnë momentin kur njëri nga majmunëti hidhet sipër Nikunj Goyal, shitës temjani në qytetin e Vrindavanit të Indisë, dhe e hedh në tokë.

Më pas, dy majmunë të tjerë kërcejnë mbi të dhe e kafshojnë. Ishte fqinji i tij që i erdh në ndihmë Goyal.

Viktima pësoi kafshime dhe gërvishtje nga sulm, dhe u trajtua për tërbimin.

loading…