Policia e Kosovës

Burri rrah gruan në Ferizaj, arrestohet

Është arrestuar një burrë në Ferizaj, i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht gruan e tij.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, njofton policia.

Ndërkaq me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.