Një person është arrestuar në rrugën në Vushtrri, pasi dyshohet se e kishte kanosur me armë bashkëshorten e tij.
Rasti ka ndodhur pasditen e djeshme, ka njoftuar policia.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjete dhe konfiskuar një revole me tre fishekë dhe dy gëzhoja.
Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.







