Lipjan

Burri nga Lipjani rreh gruan e tij

Një burrë nga Lipjani ka sulmuar fizikisht gruan e tij, gjatë ditës së djeshme, njofton policia.

Gruaja ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa burri është intervistuar nga ana e policisë.

Njoftimi i plotë:

Lipjan 26.10.2018-N.N. Viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari  është intervistuar  dhe me urdhër të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.