Burim Ramadani, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka bërë thirrje për ndryshim të mënyrës së të bërit politikë në vend.

Përmes një postimi publik, Ramadani ka theksuar se politika dhe qeverisja duhet të mbështeten në program konkret dhe ekspertizë profesionale.

“ Në politikë e qeverisje, duhet program e ekspertizë. Ta ndryshojmë politikën bashkë!”, ka shkruar Ramadani, duke nënvizuar nevojën për një qasje më serioze dhe profesionale në udhëheqjen e vendit.

Burim Ramadani është kandidat për deputet në listën e AAK-së me numrin 11, ndërsa në postimin e tij ka përdorur edhe sloganin elektoral të subjektit politik, #krahteje, duke ftuar qytetarët për mbështetje.