Burim Karameta: BRAVO, KQZ nuk lejoi të vidhet e keqpërdorët logoja dhe slogani i “Listës Guxo”!

Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes “Vetëvendosje”, njëherësh zyrtar i partisë “Lista Guxo”, Burim Karameta ka përgëzuar KQZ-në për vendimin e fundit.

Bëhet fjalë për mos lejimin që disa individë tentuan ta marrin logon dhe emrin e partisë së tyre.

May be an image of 1 person, hair and outerwear

Reagimi i plotë:

Bravo KQZ për vendimin e drejtë e profesional. Duhet të pritet, dhe kështu ndodh kur profesionalizmi e thotë fjalën e fundit. E pra, nuk u lejua të keqpërdoret nga disa individ emri i listës “Guxo”, që për interesa të tyre tentuan të përvetësojnë përpjekjet e guximshme, të ndërtuara me mund, sakrificë dhe guxim, e që për rrjedhojë doli lista “Guxo”, e cila si në zgjedhjet nacionale pritet të ketë të njejtin sukses, fitoren plebishitare.

Kjo listë ishte, është dhe do të jetë e guximtarëve dhe konsitentëve, do të jetë vetëm e atyre që krijuan standardin e ri politik, mbi kauzën për një shtet të drejtë, ku sundon rendi e ligji, për ngritje të mirëqenjes qytetare dhe zhvillimin ekonomik.

Të dashur bashkqytetar të mi, edhe për kundër shumë dezinformatave kohën e fundit, “Lista Guxo” si në tërë teritorin e Kosovës edhe në Ferizaj është më se aktive dhe e konsoliduar, së shpejti do të fillojmë me aktivitetet tona intenzive për garën e Ferizajt, ku edhe do të ngadhënjejmë bashkë me LVV.

Kjo është “Lista Guxo”, një dhe e vetme, nuk do të lejohet të ketë as përafrime me identitetin tonë, bile as iniciativë “Ne Guxojmë” nuk do të ketë. Gjithë të tjerëve që mendojnë ndryshe dhe nuk e gjetën vetën tek ne, ju urojmë suksese dhe qetësi.

Shëndet e mbarësi, qofshim faqebardhë.