Burgoset mësuesja ‘e çmendur’ që përdhunoi djemtë 16 vjeçarë në makinë, në prani të nxënësve

Një mësuese e mbiquajtur ‘jashtë kontrolli’ është burgosur për përdhunimin e dy djemve, ndësa nxënësit e shkollës e shihnin duke bërë seks me një prej tyre në makinë.

27 vjeçarja Kathryn Houghtaling, u dënua dje me katër deri në 15 burg pasi pranoi akuzat për sjellje seksuale me dy djem me moshë 16 e 17 vjeç.

Sulmet seksuale kishin ndodhur në dhjetor 2018 e janar 2019 në Michigan, kur të dy viktimat ishin nën moshën e pranimit të akteve seksuale, e cila është 18 në atë shtet të SHBA.

Në fjalën e saj Houghtaling qante duke pranuar se ishte sjellë në mënyrë të rëndë dhe se prej krimit të saj kishte humbur si vendin e punës dhe martesën.

“Kam mësuar të marr përgjegjësi të plotë për veprimet e mia. Mendimi i të shkuarit në burg me tmerron”, tha ajo ndërsa gjyqtari u përgjigj: “Ligjet e seksit aplikohen njësoj si për burrat dhe gratë”.

Ajo u arrestua kur një nga prindërit e nxënësve gjeti në celularin e tij një video ku ajo festonte në mënyrë të dyshimte me nxënësit dhe më pas u zbulua se kishte abuzuar seksualisht me ta.