Burgjet e Kosovës pa staf adekuat shëndetësor

Burgjet e Kosovës ende po përballen me probleme të ndryshme. Përveç kontrabandës, numrit joadekuat të stafit korrektues, as shërbimet shëndetësore nuk del të jenë më të mira. E vetëm gjatë këtyre muajve të këtij viti janë identifikuar dy persona me sëmundjen e tuberkulozit.

Organizatat të cilat monitorojnë dhe mbikëqyrin burgjet e Kosovës, thonë se shërbimet shëndetësore në burgje nuk kanë kapacitet për të trajtuar këto raste të tuberkulozit.Milazim Gjocaj, drejtor i departamentit për Shëndetësinë në Burgje, për KosovaPress thotë se nga 142 raste që i kanë trajtuar gjatë vitit, dy të burgosur kanë qenë me sëmundje të tuberkulozit, por që sipas tij, aktualisht vetëm një është aktiv.

Sipas Gjocajt, numri i stafit shëndetësor në institucionet korrektuese është 125, për çka zotohet se këto shërbime janë të duhurat.
Por ndryshe po vlerësojnë organizatat të cilat monitorojnë burgjet e Kosovës. Valentina Demolli nga KMDLNJ.

Se personat e privuar nga liria, të cilët kanë sëmundje të ndryshme, është vështirë të trajtohen në këtë institucione për shkak të hapësirës dhe stafit joadekuat.

Sipas saj, me raste detyrohen edhe vet familjarët që t’ua sigurojnë barnat të burgosurve. Ajo thotë se KMDLNJ ka kërkuar që të ndërtohet një spital qendror për të gjitha institucionet korrektuese, ku do të mund të trajtoheshin të gjitha natyrat e sëmundjeve.

Bazuar në mungesën e hapësirës në këto institucione, sëmundje të tilla si tuberkulozi shumë lehtë mund të përhapen. Një gjë të tillë thekson edhe vet drejtoresha e Pulmologjisë, Rukije Mehmeti.Ndërkaq, Majlinda Gjocaj, kordinatore e programit kombëtar të tuberkulozit, thotë se në bazë të gjetjeve gjatë vitit të kaluar në institucionet korrektuese nuk ka pasur të prekur me këtë sëmundje. Megjithatë, sipas saj këto shifra mund të ndryshojnë gjatë vitit 2019.

Ndryshe, aktualisht në burgjet e Kosovës janë rreth 1650 të burgosur. Ndërsa, 1800 është numri i stafit korrektues, duke përfshirë oficerët korrektues, stafin civil dhe stafin mbështetës.