Bunjaku-Rexhepi fajëson VV-në: Kuvendi është kthyer në cirk, më vjen turp që jam deputete!

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku Rexhepi në një lidhje direkte në emisonin “IMAZH” ka komentuar degradimin e gjuhës në Kuvendin e Kosovës.

Ajo ka fajësuar Lëvizjen Vetëvendosje për denigrimin e gjuhës në Parlament që prej transformimit të saj në parti dhe sigurimit të ulësve si grup parlamentar, shkruan Ballkani.info.

Ajo po ashtu tha se shpeshëherë heqë dorë nga fjala e saj në Kuvend, sepse sipas saj Kuvendi kohët e fundit ngjanë në cirk, derisa shtoi që ndonjëherë ndjehet e turpëruar që është pjesë e Kuvendit.

Tutje Bunjaku-Rexhepi foli edhe për rimëkëmbjen ekonomike dhe mos votimin e projektligjit, me çrast tha se patjetër që LDK-ja është ajo që duhet të sigurojë votat.