Pas rritjes së çmimit të bukës në disa komuna të Kosovës edhe në Gjilan që nga sot buka është bërë 0,40 centë.
“Po buka është shtrenjtuar sot, kjo është vendos edhe në furrat e tjera sepse kanë qenë në bisedime gjatë ditës së djeshme”, tha për Kallxo.com një punëtore e furrës “Dora” në Gjilan.
Furrtarët arsyetojnë rritjen e çmimeve të bukës me shpenzimet e përgatitjes së këtij produkti, duke përmendur shpenzimet e rrymës, lëndëve djegëse dhe fuqisë punëtore.







