Kandidati për kryetar të Lipjanit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shukri Buja, ka njoftuar ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Babush, ku ishte i shoqëruar nga deputeti i Kuvendit të Kosovës, Altin Krasniqi, si dhe kandidati për Kuvend Komunal, Avni Mustafa.
Buja përmes një postimi në rrjetin social Facebook është zotuar se çështja e furnizimit me ujë të pijshëm, e cila mbetet një nga problemet më të mëdha të këtij fshati, do të jetë ndër prioritetet kryesore të mandatit të ardhshëm.










