“Bufi” bëhet me fanellë të Kosovës

Aktori i njohur kosovar, Fatmir Spahiu, i njohur si “Bufi”, është pajisur me fanellën e Kosovës në futboll.

Kohë më parë, përmes rrjeteve sociale, Spahiu ishte ankuar se nuk po gjente fanellë me numër të madh që i përshtatej atij. Tani duket se dëshira iu realizua.

Ai ka publikuar disa fotografi në Facebook ku shihet teksa merr fanellën e re në një takim me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, dhe sekretarin e FFK-së, Eroll Salihu.

“Kosova e para! Dresa erdhi! Falemnderit kryetar Agim Ademi #federataefutbollitteKosoves #kosova #dardanet #erollsalihu”, ka shkruar ai në Facebook.