Portieri veteran

Buffon nuk do të rikthehet te Italia

Gianluigi Buffon nuk do të kthehet në Kombëtaren e Italisë, pasi që skuadra nuk ka nevojë për të.

Buffon është pensionuar nga Kombëtarja italiane, mirëpo është thënë se mund të kthehet në skuadrën e Roberto Mancinit për Euro 2020.

“Kam folur me Mancinin, ata nuk kanë nevojë për mua”, ka thënë Buffon.

“Gigio Donnarumma është një simbol i qëndrueshmërisë dhe mirësisë së projektit që ka për qëllim përgatitjen e lojtarëve më të rinj për turneun e ardhshëm”.

Buffon tani mbron portën e Paris Saint-Germaini, pasi u largua nga Juventusi pas përfundimit të stinorit të kaluar.

Buffon ka 13 paraqitje me parisienët, ku i ka pranuar tetë gola në të gjitha garat, kurse katër herë e ka mbajtur portën e pastër.